• AlbSteel kerkon te punesoje Inxhinier/e Prodhimi (Xhafzotaj)

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  4. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi i Pozicionit të Punës : Inxhinier/e Prodhimi
Departamenti : Prodhimit

Vendndodhja : ALBSTEEL shpk– Xhafzotaj, Durres, Shqipëri
Raporton tek : Drejtuesi i Prodhimit & Teknik


Qëllimi i Pozicionit

Inxhinieri I Prodhimit është pergjegjes per planifikimin , koordinimin,monitorimin dhe optimizimin e proceseve te prodhimit ne Albsteel.
Ai siguron qe prodhimi te zhvillohet sipas planit,standardeve te cilesise dhe afateve te percaktuara duke minimizuar ndalesat humbjet dhe kostot operative.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
· Krijon urdherat e prodhimit ne sistemim menaxherial ERP te prodhimit ne kompani;
· Planifikon renditjen e porosive per prodhim sipas prioriteteve ne bashkepunim me Dep e Shitjes;
· Kontrollon disponueshmerine e lendes se pare te gateshme per prodhim;
· Koordinon planin e prodhimit me Dep e Shitjes;
· Ndjek afatet e dorezimit te porosive;
· Perditeson statusin e urdherave te prodhimit ne kohe reale ne sistemin menaxherial;
· Verifikon kapacitetet e linjave te prodhimit;
· Monitoron realizimin e objektivave ditore dhe ben raportimin tek eprori perkates;
· Evidenton vonesat, shkaqet e tyre mban regjistrin e moskonformiteteve dhe ben raportimet perkatese;
· Evidenton mungesat , sasite minimum dhe mban regjister te materialeve ndihmese ne te gjithe procesin e prodhimit, mirembajtjes etj
· Evidenton skrapin dhe humbjet nga procesi teknologjik;
· Regjistron ne cdo moment nderprerjen e prodhimit, arsyet, kohen etj
· Pergatit raporte ditore,javore,mujore dhe raporton tek Drejtuesi i Prodhimit & Teknik ;
· Analizon efikasitetin e linjave te prodhimit;
· Raporton cdo problematik te Drejtuesi i Prodhimit & Teknik ;
· Kontrollon dhe kryen inspektime te vazhdueshme gjate prodhimit;
· Bashkepunon me mirembjajtjen per evidentimin dhe eleminimin e defekteve;
· Siguron respektimin e procedurave te punes, rregulloreve administrative dhe ato te sigurimit teknik;
· Kontrollon disiplinen teknike ne prodhim;
· Merr pjese ne riparimet e defekteve te linjave;
· Angazhohet ne testimet e produkteve te reja;
· Angazhohet ne projekte per permiresimin e prodhimit;
· Propozon riorganizim te prodhimit kur eshte e nevojshme;
· Cdo deteyre ne funksion te detyres se caktuar dhe prioriteteve nga eprori;

Kërkesat për Aftësitë Personale

· Diplome universitare ne Inxhinieri Mekanike - Mekatronike, Industriale, Elektrike ose dege te ngjashme.

· Minimumi 1–2 vite pervoje ne prodhim industrial (preferohet industri metalike).

· Trajnime shtese ne menaxhimin e prodhimit perbejne avantazh.
· Pervoje ne planifikimin dhe monitorimin e proceseve te prodhimit.
· Eksperience ne menaxhimin e ekipeve te punes eshte avantazh.
· Njohes I gjuhes angleze
· Lexim dhe interpretim i vizatimeve teknike.
· Njohuri mbi standardet e cilesise dhe kontrollin e cilesise.
· Njohuri mbi sigurine dhe shendetin ne pune.
· Perdorimi i programeve Microsoft Office (veçanerisht Excel); njohja e AutoCAD, Inventor , Solid Works ose programeve ERP eshte avantazh.
· Aftesi te mira organizative dhe planifikuese.
· Komunikimi dhe bashkepunimi ne grup.
· Aftesi analitike, pergjegjshmeri dhe Integritet profesional

________________________________________

Ju lutem dergoni CV ose profilin tuaj ne: hr@albsteel.al ose ne numrin e telefonit +355 68 200 9788
 


Apply WhatsApp
Back
Top