• Albanian Dating Agency kërkon një punonjëse femër për pozicionin Client Relationship & Matchmaking Consultant

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Myslym Shyri | Drejtoria Policise
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Albanian Dating Agency kërkon punonjëse për pozicionin Client Relationship & Matchmaking Consultant​

Albanian Dating Agency kërkon një punonjëse femër për pozicionin Client Relationship & Matchmaking Consultant, për komunikimin dhe ndjekjen e klientëve ndërkombëtarë të interesuar për njohje serioze dhe marrëdhënie afatgjata.

Përgjegjësitë​

  • Komunikim me klientët përmes WhatsApp Business.
  • Ndjekja e klientëve të interesuar dhe personave që regjistrohen në agjenci.
  • Informimi i klientëve rreth shërbimeve dhe paketave.
  • Kualifikimi i klientëve dhe kuptimi i kërkesave të tyre.
  • Ndjekja e klientit deri në mbylljen e kontratës.
  • Përditësimi i të dhënave dhe statusit të klientëve.
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe komunikimit profesional.

Kërkesat​

  • Kërkohet femër.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi për komunikim me klientë ndërkombëtarë.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe seriozitet.
  • Përvojë në shitje, customer service ose komunikim me klientët përbën avantazh.
Shpejtësia dhe cilësia e komunikimit janë shumë të rëndësishme për këtë pozicion. Gjatë procesit të përzgjedhjes, kandidatja do të komunikojë me mesazhe dhe do të vlerësohet edhe mënyra dhe shpejtësia e përgjigjes ndaj klientit, pasi komunikimi i shpejtë dhe profesional është pjesë e rëndësishme e punës.

Mënyra e punës​

  • Pozicion Remote, punë nga shtëpia.
  • Komunikimi me klientët kryhet përmes WhatsApp Business.
  • Orari i komunikimit përcaktohet paraprakisht.
  • Puna kërkon disponueshmëri dhe përgjigje në kohë ndaj klientëve.

Pagesa​

Pozicioni është 100% me komision dhe pa pagë fikse.

  • Komisioni fillon nga 30% për çdo kontratë të mbyllur dhe të paguar.
  • Përqindja mund të rritet në bazë të performancës dhe rezultateve.
  • Të ardhurat varen nga numri dhe vlera e kontratave të mbyllura.

Aplikimi​

Ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj përpara se të na kontaktoni me mesazh.

Pas dërgimit të CV-së, mund të na kontaktoni me mesazh për informacion të mëtejshëm rreth pozicionit dhe procesit të përzgjedhjes.

CV: ana@albdating.com

Albanian Dating Agency
Professional Matchmaking & Relationship Services

Cel.: +355 69 453 7552
 


Apply WhatsApp
Back
Top