• Agjenti i Shitjes Sarande

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe departamentit te shitjes, shpall vakant pozicionin:

"Agjenti i Shitjes Sarandë për periudhën e sezonit'
Agjenti i Shitjes luan një rol kryesor në sigurimin e një shërbimi të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë.
Ai është lidhja kryesore midis kompanisë dhe klientëve të saj përmes shërbimit cilësor bazuar në standardet më të mira të kompanisë dhe tregut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Arritja e targetit të shitjeve të vendosur në zonën e përcaktuar duke respektuar rutin e lëvizjes.
  • Rrit vizibilitetin e produktit ne treg sipas Kpi-ve te vendosura.
  • Menaxhon në mënyrë efikase stokun brenda kufijve të lejuar. Ruan cilësinë e produktit duke shmangur skadencat e produktit përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
  • Zbaton vendosjen e POSM (materialeve promocionale në pikat e shitjes) dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
  • Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
  • Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.
  • Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta.


Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
  • Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG.
  • Kuptimi i procesit dhe dinamikës së shitjeve.
  • Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
  • Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
  • Leje drejtimi kategoria B.

Shënime:

Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top