• Agjent të shitjes në terren (m/f) full / part time (për të gjitha zonat / qytetet e vendit)

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Agjent të shitjes në terren (m/f)

Kompania TriptoAlbania Shpk, ka për synim promovimin e vendit, kulturës, traditës, kulinarisë, e turizmit në përgjithësi.
Në kuadër të promovimit edhe të bizneseve që ofrojnë shërbime për turist vendor e të huaj,
kërkohen agjent të shitjes për shërbimet që ofron kompania për bizneset e ndryshme në terren.

Kjo është një mundësi e mirë, për personat të cilët janë të orientuar drejt zhvillimit ndërpersonal,
të interesuar për një punë me orar të plotë, ose punë të dytë, me orar fleksibil.
Vlen për të gjithë Shqipërinë, sepse agjent do të punësohen nëpër të gjitha zonat/qytetet e vendit.

Personat e interesuar duhet të plotësojne kushtet si në vijim:
-të kenë nivel të lartë të komunikimit, prezentimit të vehtes dhe asaj se çfarë ofrojnë për shitje
-preferohet të kenë shkollim ose përvojë pune në shitje, markteing ose marrëdhënie me publikun
-të jenë të aftë të menaxhojnë kohën dhe punën, qoftë edhe nën presion
-të jenë të organizuar, bashkëpunues, të kenë vullnet për tu trajnuar-rritur në karriere
-të motivuar për rezultate gjithmonë më të larta

Nëse jeni të interesuar, një cv tuajën na nisni në email adresën hr@triptoalbania.al, jo më larg se data 20 prill 2023.
Personat e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të marrin detajet e plota të punës.
 


Apply
Back
Top