• Agjent Shitjesh

Dial-Alb Sh.p.k është një kompani e themeluar në 2014, lider në industrinë mjeksorë, e cila për vite me rralle ofron zgjedhje të kompletuara në mbështetjen e konsumit mjekësor dhe kujdesit shëndetsore.

Në kuadër të zgjerimit të saj, kompania po kërkon staf në pozicioni:

AGJENT SHITJESH

Përshkrimi dhe Detyrat:

  • Mirëmban marrëdhëniet dhe monitoron klientelën aktuale dhe klientelën target për zonën që i është përcaktuar;
  • Planifikon dhe zbaton aktivitetin e shitjes në zonë (me kontakte dhe vizita direkte) duke u përputhur me targetin e kompanisë së përcaktuar mbi shitjet, volumin, tipet e produkteve dhe afatet e parashikuara;
  • Ndërton marrëdhënie afatgjata e të qëndrueshme me pikat kyçe të kontaktit sic janë mjekët dhe specialistët duke promovuar produktet e portofolit;
  • Promovon dhe prezanton në mënyrë dinjitoze produktet e kompanisë, sipas rasteve tek klientët e zonës se tij;
  • Përshpejton zgjidhjen e ankesave/probleme duke rritur nivelin e shërbimit dhe kënaqësisë së klientit;
  • Përmirëson shërbimin e tij dhe performancën e kompanisë nëpërmjet feedback-ut të marrë nga klientët;
  • Zhvillon ide dhe propozon oferta për produktet e Kompanisë;
  • U përgjigjet klientëve dhe ndjek në vazhdimësi kërkesat për shitje me anë të vizitave ballë për ballë apo nëpërmjet postës elektronike;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme klientelën dhe informon përkatësisht drejtuesin e departamentit për situata specifike;
  • Mirëmban klientelën aktuale dhe zhvillon portofolin me klientë të rinj në bazë të objektivave të kompanisë;
  • Bashkëpunon dhe koordinon punën me sektorin e marketingut dhe me operatoret e shitjes nëpërmjet telefonit;
  • Arritja e objektivave të shitjes dhe objektiva të tjerë mujore;
  • Përfaqësimi i kompanisë, brand-it në evente të rëndësishme si konferenca dhe seminare;
  • Kontribuon në ndërtimin/hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja të shitjes;
  • Mbajtja e një database kontaktesh të detajuara, ku duhet të përfshihen edhe të dhënat për raportime mujore;
Kriteret e Pozicionit:
  • Të ketë arsimin e lartë, preferohet në profilin: Mjekësi, etj;
  • Eksperienca të mëparshme pune si agjent shitje të paktën 2 vjet;
  • Të jetë i motivuar dhe me objektiva të qarta shitje;
  • Aftësi të shkëlqyera në shitje, komunikim dhe negocim;
  • Aftësi organizuese, dhënie prioritesh dhe menaxhim kohe;
  • Të jetë natyrë aktive, kurioze dhe i motivuar për të mësuar;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me njerëzit;
  • Të jetë i update-uar në kohë reale rreth konkurrentëve;
  • Njohuri te mira kompjuterike
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze /Italiane (gjuhët e tjera janë avantazh).
  • Të zoterojë patentat e klasit B dhe / ose C.
Orari i Punes: 08: 00 - 16:30.

Dial -Alb Sh.p.k ju fton të bëheni pjesë e stafit duke kontaktuar në numrin e telefonit: 0684018636 për më shumë informacione.

Mund të aplikoni për këtë pozicion duke derguar Cv tuaj në adresën e e-mailit: info@dialalb.al brenda datës 06.03.2024
Kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen për të zhvilluar fazën e intervistës
Ju njoftojmë së të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top