• Agjent Shitjesh Key Account

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi


ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajonal, me një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe ekskluzivitet të brandeve të njohura ndërkombëtare, të cilat i sjellim çdo ditë në tryezat e familjeve shqiptare.

Qëllimi ynë është të përmbushim në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare dhe duke investuar vazhdimisht në inovacion dhe zhvillim.

Aktualisht, ROAL FOOD është në kërkim të një Agjenti Shitje Key Account për zonën Tiranë, i fokusuar në marketet e mëdha dhe rrjetet e organizuara.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i klientëve Key Account (rrjete supermarketesh dhe markete të mëdha)
  • Vizita të rregullta në pikat e shitjes dhe marrje porosish
  • Ndjekja e marrëveshjeve tregtare, çmimeve dhe ekspozimeve
  • Monitorimi i pozicionimit të produkteve në rafte, datave të skadencës dhe rotacionit të mallrave
  • Zbatimi i planeve promocionale dhe aktiviteteve të marketingut në pika shitje
  • Identifikimi i mundësive për rritjen e volumit të shitjeve
  • Komunikim i vazhdueshëm me Menaxherin e Shitjeve / Menaxherin e Zonës
  • Dërgimi i porosive për furnizim nëpërmjet sistemit
  • Përgatitja e raporteve periodike sipas kërkesës së departamentit të shitjeve
  • Zgjidhja e problematikave që lindin në bashkëpunim me departamentet përkatëse

Kualifikimet

  • Arsim i Mesëm / i Lartë (avantazh arsim ekonomik ose marketing)
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në Key Account / FMCG
  • Leje drejtimi klasi B
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
  • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët
  • Korrektësi, përgjegjshmëri dhe besueshmëri
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi kontaktoni në:
📞 +355 68 204 5407
📧 hr.roalfood@outlook.com
📱 ose në WhatsApp: 068 602 1526
 


Apply WhatsApp
Back
Top