• Agjent Shitje

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të departamentit te shitjes, shpall vakant pozicionet:

  • Agjent Shitje/Tiranë
  • Agjent Shitje/Durrës
  • Agjent Shitje/Sarandë
  • Agjent Shitje/Lushnje
  • Agjent Shitje/Elbasan
  • Agjent Shitje/Shkodër, Lezhë
Agjenti i Shitjes luan një rol kryesor në sigurimin e një shërbimi të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë.
Ai është lidhja kryesore midis kompanisë dhe klientëve të saj përmes shërbimit cilësor bazuar në standardet më të mira të kompanisë dhe tregut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Arritja e Targetit të Shitjes: Arritja e targetit të shitjeve në zonën e përcaktuar sipas rutit të lëvizjes.
  • Prezenca e produktit në treg dhe vizibiliteti: Rrit prezencën e produkteve sipas KPI-ve të vendosura duke ruajtur në çdo kohë vizibilitetin e tyre në pikat e shitjes.
  • Menaxhimi i Stokut: Menaxhon në mënyrë efikase stokun. Ruan cilësinë e produktit dhe shmang skadencat përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
  • Materialet promocionale: Zbaton vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
  • Zhvillimi i tregut: Njeh shumë mirë zonën e tij/saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
  • Çmimet e konsumit: Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij/saj dhe raporton tek menaxheri.
  • Marrëdhëniet me klientët: Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta dhe ofrimit të shërbimeve reciprokisht të dobishme bazuar në Rregulloret e Brendshme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
  • Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG.
  • Kuptimi i proçesit dhe dinamikës së shitjeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shitje.
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
  • Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
  • Leje drejtimi kategoria B.

Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Shënim
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top