Agjent, Qendra e Kontaktit / IT End-of-day (Punë me turne dhe në fundjavë)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Call Center Operator/e
- Gjuha
-
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës pranë departamentit të Menaxhimit të Kanaleve Alternative në pozicionin:
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Ky rol shërben si linjë e parë ndërveprimi me klientët e bankës në 24 ore në ditë për 7ditë në javë. Roli përfshin manaxhimin e kërkesave të klientit në të gjitha pikat hyrëse të kontaktit që përdor banka, si telefon, email, UB Online mailbox etj, në inicim dhe në pritje. Qëllimi kryesor i rolit është ofrimi i shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, migrimi i ndërveprimit të klientëve në kanalet e sygjeruara, ashtu si dhe gjenerimi i mundësive të shitjeve, duke synuar rritjen e kënaqësisë së klientit dhe mbajten afatgjatë të një marrëdhënie të shëndetshme.
Përgjegjësitë kryesore:
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Agjent, Qendra e Kontaktit / IT End-of-day
(Punë me turne dhe në fundjavë)

- Monitoron sistemet e bankës dhe raporton/përcjell incidentet brenda ose jashtë banke (ofrues shërbimesh të bankës): sistemet e monitorimit të ATM/Sistemi SWIG/rrjeti i ATM/SIA/Infobip. Verifikimeve të transasaksioneve të POS-eve.
- Egzekuton procedurën e mbylljes së ditës (EOD) për sistemin e bankës FlexCube. (proces i zhvilluar ne turnin e dyte dhe te te trete).
- Printon dhe nis me poste njoftimet e klientëve për detyrimet e prapambetura.
- Përgjigjet në mënyre eficente dhe efektive kërkesave të klientëve në të gjitha kanalet në dispozicion që përdor klienti (telefon, email, UB Online mailbox etj)
- Identifikon nevojat sekondare ose të fshehta të klientit dhe tenton që të shtojë vlerën e klientit, duke sygjeruar produkte/shërbime ose gjeneron mundësi shitjeje produkti.
- Sigurohet që respektohen koha e shërbimit të përgjigjes ndaj klientit duke komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha palët e përfshira, në mënyrë që të lehtësohet koha e zgjidhjes së problemit.
- Ndërvepron me klientin e bankës në mënyrë eficente dhe profesionale dhe në rastet e fushatave apo komunikimeve, duke inicuar telefonata/email/UB Online etj sipas aktiviteteve të përcaktuara.
- Vepron në sistemin e kartave, për bllokim/zhbllokim e kartave të raportuara të humbura/vjedhura nga klientët dhe raporton rastet në sistemet e raportimit.
- Kontakton klientët për problemet që lidhen me sigurinë e përdorimin e kartave të kreditit), sipas procedurave dhe rregullave “Fraud” të përcaktuara në sistemin e kartave.
- Monitoron sistemet e bankës që lidhen me ATM/Degët/POS/Kartat etj dhe në raste problemesh adreson/kontakton personat përgjegjës brenda dhe jashtë banke për ndjekjen e problemit dhe zgjidhjes së tij, duke përdorur sistemin e raportimit të problemeve.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe me shkrim;
- Aftësi shumë të mira në degjimin e kërkesave të klientëve dhe adresimin e zgjidhjeve apo propozimet për produkte dhe sherbime;
- Të menaxhoje biseda të komplikuara, duke përdorur gjuhë të thjeshtë, miqësore;
- Të jetë i vëmendshem ndaj detajeve, të ketë sens të lartë përqëndrimi dhe në gjendje të prioritizoje dhe të menaxhoje detyra të ndryshme;
- Të jetë në gjendje të përdorë njëkohësisht disa kanale komunikimi me klientin (telefonatë, email) dhe sisteme të bankës);
- Të jetë i përgjegjshëm dhe të ketë nivel të lartë vetë disipline;
- Të realizojë detyrat në përputhje të plotë me politikat dhe procedurat e bankës;
- Të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ambjent dinamik;
- Të jete i gatshëm të punojë në turne, si dhe gadishmeri për të mbështetur ekipin;
- Njohje të mira të gjuhës angleze;
- Njohje të përdorimit të paketës Microsoft Office
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp