Agjent ne skaner
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Security | Polic | Ushtarak | Roje
- Gjuha
-

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
AGJENT NE SKANER
i cili do të raportojë tek Supervizori i Skanerit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
- Përgjegjës për të kryer kontrollin e pasagjerëve, stafit të aeroportit, vizitorëve, sendeve të tyre, ngarkesave te postës dhe dërgesave te kargos, në përputhje me procedurat e TIA-s, standardet dhe udhëzimet specifike
- Përgjegjës për të kryer vlerësimin e rrezikut të pasagjerëve/personelit/vizitorëve dhe përzgjedh ato për të cilët kërkohet kontroll te mëtejshem i sigurisë.
- Përgjegjës për të udhëzuar pasagjeret/stafin/vizitorët dhe për të siguruar që bagazhi, pajisjet elektronike dhe elektrike (laptopët, telefonat celular, etj), karrocat e fëmijeve, etj, janë vendosur siç duhet në rripin e transportierit të pajisjes me Rreze –X për të garantuar një paraqitje efektive në monitor të imazhit të skaneruar. Ndalon vendosjen e artikujve të papërshtatshëm në rripin e transportierit dhe ndalon pajisjen me Rreze-X nëse një send është duke u ngatërruar apo bllokuar
- Përgjegjës për të operuar në pajisjen me Rreze-X brenda standardeve të skanerimit, dhe të përdor të gjitha funksionet kryesore të vlerësimit te imazhit (ndriçimin, kontrastin, nxjerrje materiale organike, materiale inorganike, funksionet e zmadhimit te imazhit, etj)
- Përgjegjës për të interpretuar imazhet e prodhuara nga pajisjet me Rreze-X. Identifikon çantat e dorës apo sende të tjera që mund të përmbajnë artikuj të ndaluar (ose ndonjë send që nuk mund të identifikohet qartësisht ne skaner) për përpunim të mëtejshëm, kontroll me dore apo aplikimin e pajisjeve për zbulimin e eksplozivëve. Identifikon formën, madhësinë dhe vendndodhjen e kërcënimeve të mundshme të fshehura dhe informon për zonën e çantës që duhet të kontrollohet
- Përgjegjës për të kontrolluar me dorë artikuj që kërkojnë përpunim shtesë pas përzgjedhjes nga Operatori i Skanerit duke ndjekur saktësisht teknikat e kërkimit dhe duke përdorur pajisjet e zbulimit të eksplozivëve (nëse ka). Përgjigjet në mënyrë të përshtatshme, kur identifikohen artikujt e ndaluara dhe informon Operatorin e Skanerit mbi objektin e dyshuar, pas kontrollit të kryer.
- Përgjegjës për të drejtuar dhe kontrolluar fluksin e pasagjerëve/personelit/vizitorëve përmes kalimit në Urës detektuese të metaleve (WTHMD). Monitoron çdo alarm që janë të krijuara nga pajisjet dhe drejton pasagjerët/stafin/vizitorët për kontrolle të mëtejshem duke kryer një kontroll fizik me dorë. Përdor pajisjet e zbulimit të eksploziveve gjatë kontrolleve te rastësishme (nëse ka).
- Përgjegjës për të skaneruar bagazhet e stivës, ngarkesat e postës dhe kargos dhe të interpretojnë imazhet të prodhuara nga pajisjet me Rreze-X. Identifikimi i objekteve të rrezikshme në bagazhet e stivës, ngarkesat e postës dhe Kargos dhe siguron që nuk permbajnë sende të ndaluara në to. Nëse është e nevojshme kryen kontroll me dorë.
Aftësite e kërkuara:
- Preferohet Diplomë Universiteti
- Preferohet përvojë e meparshme në siguri, ushtri, polici ose në shërbimet e kujdesit të klientëve
- Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit / inspektimit
- Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi
- Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të orientuar drejt kerkesave te klientit
- Niveli Mesatar i gjuhës Angleze
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.comose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 17 Janar 2021
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp