• Agjent/e shitje Produkte Kozmetike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
"Agjente Shitje Produkte Kozmetike

Agjenti i shitjes luan një rol kryesor në sigurimin e një shërbimi të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë. Ai / Ajo është lidhja kryesore midis kompanisë dhe klientëve të saj përmes shërbimit cilësor bazuar në standardet më të mira të kompanisë dhe tregut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Të realizojë vëllimin e shitjeve sipas planit në teritorin / rutin që mbulojnë.
• Të arrijë praninë e produkteve sipas KPI.
• Të menaxhojë me efikasitet stokun dhe situatat OOS brenda limiteve të lejuara.
• Të implementojë vendosjen e materialeve dhe programeve të tjera sipas standarteve të 'merchandising'.
• Zhvillimi i tregut: të njohin shumë mirë zonën e caktuar, të ndjekin dinamikat e zhvillimit të zonës dhe të njoftojnë eprorin për çdo ndryshim të tregut.
• Të kryejë hulumtime të tregut në mënyrë që të përditësohet me trendet e klientëve, si dhe bazat për të parashikuar tendencat e ardhshme.
• Të kontrollojë çmimet e konsumatorit dhe të kompetitorsave, për zonën që mbulon.
• Së bashku me trajnuesin, bazuar në udhëzimet e markës dhe analizat e tregut, të zhvillojnë strategjitë e markës, dhe fushatat e marketingut nëpër platformat e shtypit, transmetuese dhe online, për të siguruar që produktet dhe
shërbimet të përmbushin pritshmërinë e klientëve dhe të ndërtojnë besueshmërinë e markave.
• Aktivitet dhe materialet. Organizimi dhe ekzekutimi i aktiviteteve të tilla si hedhja në treg e produkteve, ekspozimi në bazë të programeve vjetore nga marka e aprovuar në fillimin e vitit.
• Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët nëpërmjet vizitave të rregullta dhe ofrimit të shërbimit me fitim të ndërsjelltë bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Mirësjelljes së kompanisë.
• Të ruajë, mirëmbajë dhe mirë administrojnë të gjithë pronën e kompanisë që ka në dispozicion.

Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë në shitje të produkteve kozmetike
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Leje drejtimi kategoria B.
Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën hr@eurolab.com.al brenda datës 25/03/2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top