• Administrator Sistemi, Divizionit IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 270,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 1 miliard Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Divizionit IT ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në pozicionin:

Administrator Sistemi

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
  • Administron dhe mirëmban serverat në platformat Windows dhe Linux;
  • Administron dhe mirëmban platformën Microsoft/Office 365;
  • Dizenjon dhe administron virtualizimin e sistemeve në Windows dhe Linux;
  • Dizenjon dhe mirëmban sistemet në ambientet e vazhdimësisë së biznesit;
  • Administron arkivat afatshkurtra dhe afatgjata të databazave dhe skedarëve;
  • Mban të gjitha sistemet në administrim në versione të rifreskuara në aspektin funksional dhe atë të sigurisë;
  • Përcakton parametrat optimale të sigurisë në sistemet në administrim;
  • Kryen rol mbështetës për administratorin e rrjeteve;
Profili Individual:
  • Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në administrimin e sistemeve Linux dhe Microsoft Windows;
  • Eksperiencë me sistemet virtuale;
  • Eksperiencë me ‘Bakup & Tape Libraries’;
  • Çertifikatë për System Administrator ose System Engineer në Unix dhe Microsoft përbën avantazh;
  • Eksperiencë me shell scripts, PHP, Python or Perl;
  • Eksperiencë me infrastrukturën e rrjeteve (konfigurime Firewall, WAN, Wireless). Çertifikime në teknologjinë CISCO përbën avantazh;
Aftësi të tjera:
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  • I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe proaktiv;
  • I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra njëkohësisht;
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • I/E aftë të punojë në projekte në grup, sens të lartë përgjeshshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.

    Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë dokumentat:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a.
    deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
    [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top