Administrator faturash
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Asistence | Sekretari | Backoffice
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 98 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Pozicioni: Administrator faturash
Departameni: Logjistikë
Vendodhja: Domje, Tiranë.
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit: Të mbështesë proceset administrative dhe dokumentacionin e përditshëm të magazinës, duke siguruar përputhjen e të dhënave me lëvizjet fizike të mallrave dhe funksionimin e rregullt të operacioneve.
Detyra dhe Përgjegjësi:
Përgatit dhe regjistron dokumentet hyrëse dhe dalëse në përputhje me proceset e zhvillimit të punës,
Regjistron dhe krijon dokumentet që kanë të bëjnë me diferenca në pranime apo ankesa nga pikat.
Mbledh dokumentacionin në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe në përputhje me parimin e duhur të arkivimit.
Përgjegjës për saktësinë gjatë krijimit të dokumenteve.
Përgjegjës për saktësinë e regjistrimit e shpenzimeve.
Përgjegjes për krijimin dhe saktësinë e të dhënave në dokumentet e kthimit në përputhje me procedurat e definuara të punës.
Përgjegjegjës për raportime kohore sipas orarit të definuar (ditore, javore, mujore apo vjetore)
Proceson pranimet, proceson nisjen për picking.
Definon personat përgjegjës për pranim dhe picking.
Kontrollimi i faturave të Furnitorëve.
Ka për detyrë të punoj edhe punë te tjera të dhëna nga Mbikqyrësi.
Kërkesat:
- Diplomë e mesme ose e lartë (preferohet në ekonomi, logjistikë apo fusha të ngjashme).
Eksperienca
- Eksperiencë në pozicione të ngjashme administrative (e preferueshme).
c.Kualifikime të tjera:
- Njohuri të sistemeve ERP.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
d. Aftesi të tjera:
- Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet.
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në ekip.
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al
ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr Pasurie 1841/46, Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp