Accounting & Reporting Senior Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
EPPC Albania kërkon një Accounting & Reporting Senior Specialist për klientin e saj, kompani lider në fushën e logjistikës dhe transportit.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kontabilizon dhe kontrollon të gjitha transaksionet financiare sipas IFRS dhe NAS;
- Mirëmban CoA sipas standardeve lokale dhe të Grupit;
- Kryen regjistrimin dhe kontrollin e aseteve, postimin e amortizimit si dhe koordinimin e inventarizimit të aseteve;
- Kryen rakordimin e llogarive bankare, postimin dhe kontrollin për shpenzimet, të ardhurat dhe TVSH-në;
- Rakordimeve të llogarive të arkëtueshmeve, pagave, llogarive të pagueshme si dhe llogarive të tjera të bilancit;
- Përgatit dhe poston të dhënat statistikore;
- Siguron kryerjen me cilësi të lartë dhe në kohë të pasqyrave financiare mujore në përputhje me IFRS për raportimin e grupit;
- Kryen rishikimin e zërave të bilancit në mënyrë të rregullt;
- Përgatit pasqyrat financiare për Autoritetet Tatimore në bashkëpunim me auditorin e jashtëm;
- Është pika kryesore e kontaktit me audituesit e jashtëm gjatë kontrolleve tatimore dhe auditimeve të pasqyrave financiare;
- Vë në dispozicion informacion dhe raporte të kërkuara nga autoritetet tatimore dhe menaxhimi.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universiteti në Financë, dega Kontabilitet;
- Minimumi 3-5 vite eksperiencë në Kontabilitet dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore; Eksperienca në një kompani ndërkombëtare mund të konsiderohet avantazh;
- Njohuri shumë të mira të IFRS, SKK dhe legjislacionit tatimor;
- Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
- Njohës i gjuhës angleze-MUST;
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës, shumë i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të mira në komunikim, i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.