• 🛑 KËRKOJMË MENAXHERË (PËRKTHYES / SHOQËRUES) PËR KLIENTË TË HUAJ! 🌍 GJUHA: FRËNGJISHT,SPANJISHT,ITALISHT OSE GJERMANISHT/ANGLISHT

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Perkthim | Interpret
  2. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
  3. gjermanisht
  4. frengjisht
  5. spanjisht
  6. rusisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
🌍 Invest Medical Albania po kërkon të zgjerojë stafin me Menaxherë për Klientët Ndërkombëtarë!
Flisni dhe shkruani rrjedhshëm frëngjisht, spanjisht, italisht ose gjermanisht/anglisht?
Kjo është mundësia juaj për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare nga zemra e Tiranës! 🇦🇱✨

📍 Vendndodhja: Rr. Donika Kastrioti, pas Kullave Binjake, Qendër – Tiranë
🕘 Orari: Full-time
💼 Pozicioni: Menaxher për Klientë Ndërkombëtarë (Shoqërues / Përkthyes)

💡 Kush jemi ne?
Invest Medical Albania
është një kompani me eksperiencë disa vjeçare në turizmin shëndetësor, që bashkëpunon me klinika elitare dhe mirëpret klientë nga e gjithë bota. Aktualisht jemi në zgjerim të stafit tonë dhe kërkojmë persona energjikë, komunikues dhe profesionistë për t’u bashkuar me ekipin tonë dinamik.

🧭 Çfarë do të bëni?
  • Do të mirëprisni klientët/pacientët ndërkombëtarë dhe do t’i shoqëroni gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
  • Do të përktheni gjatë takimeve në klinikat partnere dhe në institucionet përkatëse.
  • Do të mbani dhe hidhni raportet periodike për klientët në sistem.
  • Do të asistoni në procedurat e dokumentacionit dhe komunikimin me klinikat partnere.
  • Do të jeni pika e parë e kontaktit dhe mbështetjes për klientët tanë.
  • Puna do të jetë e kombinuar mes zyrës dhe terrenit, në varësi të nevojave të klientëve.
✅ Kërkesat:
  • Njohuri shumë të mira të paktë në njërën nga gjuhët e mëposhtme: frëngjisht, spanjisht, italisht ose gjermanisht (e folur dhe e shkruar).
  • Njohuri të anglishtes si gjuhë dytësore – të pranueshme edhe në nivel mesatar.
  • Njohuri të mira kompjuterike, përfshirë përdorimin e programeve si Word, Excel, email dhe platforma online.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, etikë profesionale dhe përgjegjshmëri.
  • Përferohet të ketë eksperiencë në fushën e shërbimit ndaj klientit apo turizmit shëndetësor.
  • Disponueshmëri për punë me orar të plotë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
🎁 Ne ofrojmë:
  • Pagë konkurruese
  • Ambjent pune modern, dinamik dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi profesional në një industri globale në rritje
  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm

📩 Si të aplikoni?
Na dërgoni CV-në tuaj në:
📧 recruitment.jobsearchyou@gmail.com
📱 Ose në WhatsApp: +355 69 70 14 603

🔔 Mos e humbni këtë mundësi unike për të punuar me klientë ndërkombëtarë dhe për të ndërtuar një karrierë që ju çon përpara!
 


Apply WhatsApp
Back
Top