📍 Prush-Vaqarr, Klimateknika TB2 sh.p.k kerkon Punëtor Prodhimi per Tubat e Ajrit
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.
Kerkon te punesojë Punëtor Prodhimi (M) ne repartin e prodhimit te tubave/ llamarinave. Vendndodhja: Prush-Vaqarr
Përgjegjësitë:
- Prodhimi, montimi dhe riparimi i pajisjeve dhe produkteve prej llamarine, si p.sh.: lidhëse llamarine, kanale ajri, plenum furre dhe kuti kontrolli
- Vendosja dhe përdorimi i makinave për përpunim për të përkulur, prerë dhe drejtuar llamarinën
- Formësimi i llamarinës duke përdorur çekiç dhe mjete të tjera
- Përdorimi i pajisjeve ngrohëse për të bashkuar pjesët e llamarinës
- Kryerja e detyrave të lidhura me magazinën sipas nevojës
- Kryerja e detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi
Kualifikimet:
- Minimumi 2+ vite përvojë në përpunimin e llamarinës / prodhimin e kanaleve në punishte
- Njohuri të shkëlqyera për sigurinë në përdorimin e veglave, pajisjeve të testimit dhe ambientit të punës
- Përvoja në saldim është avantazh
- Aftësi për të ngritur mbi 35 kg, për të hyrë në hapësira të ngushta (crawlspace) dhe papafingo, si dhe për të përdorur shkallë
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: email: burimet.njerezore@klimateknika.al me subjekt “Punetor Prodhimi”
ose kontaktoni në ne WhatsApp ne numrin e telefonit 0688084154.
Apply WhatsApp