✈️ 🛍️ Lagardère Travel Retail Albania kërkon Asistent Magazine – Rinas
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- turni II
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Rreth Lagardère Travel Retail
Lagardère Travel Retail është një nga operatorët lider në botë në sektorin Travel Retail, duke menaxhuar konceptet e shitjes me pakicë, ushqimit & pijeve dhe convenience në aeroporte, stacione hekurudhore dhe qendra të tjera udhëtimi në më shumë se 40 vende.Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve tona në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, jemi në kërkim të një Asistenti Magazine të motivuar dhe të përgjegjshëm për t'iu bashkuar ekipit tonë të Logjistikës.
Rreth Pozicionit;
Asistenti i Magazinës është përgjegjës për mbështetjen e operacioneve të përditshme të magazinës, duke siguruar pranimin, sistemimin, ruajtjen, përgatitjen dhe shpërndarjen e mallrave në mënyrë të saktë dhe efikase. Ky rol kontribuon në ruajtjen e saktësisë së inventarit, organizimin e magazinës dhe respektimin e standardeve të cilësisë, sigurisë dhe procedurave të kompanisë.Përgjegjësitë Kryesore;
- Pranon, kontrollon dhe sistemon mallrat hyrëse, duke verifikuar saktësinë e tyre dhe raportuar çdo mospërputhje ose dëmtim.
- Përgatit, paketon, etiketon, ngarkon dhe shpërndan porositë sipas planifikimit operacional.
- Kryen ngarkimin, shkarkimin dhe lëvizjen e mallrave duke përdorur në mënyrë të sigurt makinerinë pirun (forklift) dhe pajisje të tjera të magazinës.
- Organizon mallrat dhe mirëmban magazinën për të garantuar shfrytëzim efikas të hapësirës.
- Kryen kontrolle periodike të inventarit dhe ndihmon në ruajtjen e saktësisë së stokut.
- Siguron pastërtinë, rregullin dhe zbatimin e standardeve të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.
- Bashkëpunon me ekipin e Logjistikës dhe departamentet e tjera për të garantuar mbarëvajtjen e operacioneve.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet;
- Diplomë e shkollës së mesme; arsimi profesional në logjistikë ose magazinë përbën avantazh.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në magazinë, logjistikë, menaxhim inventari ose distribucion.
- Eksperiencë në përdorimin e makinerisë pirun (forklift); certifikata përkatëse përbën avantazh.
- Eksperienca në sektorin e shitjes me pakicë (retail), produkteve të konsumit të shpejtë, distribucionit ose logjistikës konsiderohet avantazh.
Kompetencat dhe Njohuritë
- Njohuri mbi proceset e magazinimit, administrimit të stokut dhe lëvizjes së mallrave.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike (Microsoft Office).
- Eksperiencë në përdorimin e sistemeve për menaxhimin e magazinës (Warehouse Management Systems – WMS), si SAP WMS, Oracle WMS ose sisteme të ngjashme, përbën avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi efektiv të kohës.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në grup dhe në një mjedis dinamik.
- Përgjegjshmëri, integritet dhe respektim i procedurave të kompanisë.
- Njohuri bazë të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Kushtet e Punës;
- Me kohë të plotë – 40 orë në javë
- E hënë – E premte
- 09:00 – 17:00
Çfarë Ofrojmë;
- Kontratë pune sipas Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë.
- Pagë konkurruese.
- Bonus vjetor bazuar në performancë.
- 22 ditë leje vjetore të paguara.
- Pagesë për vaktin e drekës.
- Transport i siguruar nga kompania (Tiranë – Rinas / Rinas – Tiranë).
- Sigurim privat shëndetësor.
- Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
Bashkohuni me Ekipin Tonë
Nëse keni eksperiencë në punën në magazinë, jeni të motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie ndërkombëtare në zhvillim, ju ftojmë të aplikoni.Bashkohu me Lagardère Travel Retail, një rrjet global lider në industrinë e retail-it të udhëtimit, dhe bëhu pjesë e një ekipi ku talenti mbështetet dhe suksesi shpërblehet.
Apply WhatsApp