• “Anglishte Biznesi” në datat 7- 26 Korrik 2016, ora: 17:00- 19:00

Tirane
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin:​
“Anglishte Biznesi” në datat 7- 26 Korrik 2016, ora: 17:00- 19:00

1. Hyrje

Kurs i Anglishtes së Biznesit është i ndërtuar në 12 orë dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive bashkëbiseduese në anglisht të njerëzve që përdorin anglishten në punën e tyre.

Ky trajnim mund të zhvillohet intensivisht në 3 jave përkatësisht 6 ditë, ku secila ditë zgjat 2 orë. Çdo të martë dhe të enjte duke nisur nga data 7- 26 Korrik

2. Kush mund të përfitojë?

Menaxherët që punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës.

Menaxherët të cilët mbajnë lidhje me kolegët dhe menaxherët e linjës në anglisht

Stafet e kompanive të ndryshme të cilët dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune.

Të punësuarit të cilët shpresojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes.

3. Objektivi

Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’i japë pjesëmarrësve mundësinë të mësojnë anglishten bazë në situata të caktuara biznesi dhe t’i japë atyre besimin për ta bërë këtë në një atmosferë inkurajuese.

4. Niveli i kërkuar i anglishtes

Kandidatët duhet të kenë një nivel mesatar ‘intermediate’ të anglishtes. Ata me një nivel të ulët të anglishtes nuk do ta kenë të mundur të ndjekin këtë kurs. Ata në një nivel të përparuar ‘advanced’ dhe të cilët e përdorin anglishten e biznesit në punën e tyre të përditshme nuk do të përfitojnë nga ky kurs.

5. Zhvillimi i kursit.

Pjesëmarrja është e limituar.

Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar, në çifte, në grupe dhe përpara klasës. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.

Meqenëse ky kurs është i hartuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të përdorin anglishten në situata praktike, ata do të kenë mundësi të angazhohen në “role play” të cilat do të reflektojnë situata reale të biznesit. Duke qenë se pjesëmarrësit do të përdorin 4 aftësitë: lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar, kursi është shumë intensiv dhe do të kërkojë përqendrim të plotë.

LEKTORI:

Lektor për këtë Trajnim do të jetë Z. Andy Zdan-Michajlowicz.

Trajnuesi është folës i anglishtes britanike nga Britania e Madhe. Ai ka një eksperiencë me kompanitë ndërkombëtare që prej viteve 1980, me zyrë në Londër, duke punuar në Shitje Ndërkombëtare, Marketing dhe zhvillimin e Biznesit në Evropën komuniste dhe post-komuniste. Ai gjithashtu ka punuar si Lektor i lëndës se Marketingut, për “Chartered Institute of Marketing”.

Si profesor i trajnuar i anglishtes, ai ka dhënë mësim në shkollat e gjuhës në Mbretërinë e Bashkuar, ka trajnuar profesionistët ndërkombëtarë të biznesit dhe politikanë në komunikimin e biznesit si dhe është praktikues i mirënjohur i fushës. Ai është gjithashtu ekzaminues i International English Language Testing System (IELTS). Në Shqipëri ai ka dhënë mësim në Universitetin e New York-ut (Lënda: Strategjitë e Marketingut) dhe është aktualisht profesor në Tirana Business University dhe Akademia Profesionale e Biznesit.

Përveç hartimit të strategjisë së IELTS për Shqipërinë për Këshillin Britanik, ai ka paraqitur një numër kumtesash, duke përfshirë Shërbimin e marketingut në seminare ndërkombëtare. Ai ka udhëhequr trajnime, ndër të tjera, për Ambasadën Britanike, Ambasadën Zvicerane, Shoqatën e Bankave, Dhomën Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, Vodafone dhe Eagle Mobile. Ai është autor dhe bashkëpunëtor në Tirana Times.



Kontakt

Ornela Sulce

Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 45 800 934

Cel: + 355 695542443
 


WhatsApp
Back
Top