• Asistent/e Departamenti Komercial

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg


NJOFTIM PUNE

SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent Departamenti
Departamenti: Komercial
Vendodhja: Zyra Qëndrore

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:

Asiston në të gjitha aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës për të siguruar nëse funksionon me efikasitet maksimal dhe në përputhje me standardet dhe proçedurat e departamentit;

Përgjegjësitë kryesore:
• Të kryejë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë;
• Asiston ne aplikimin e strategjive për kategoritë bazuar në strategjinë e kompanisë;
• Të jetë njohës i mirë në lidhje me produktin; Të kërkoj për produkte të reja të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë;
• Të përzgjedhe dhe listoje furnitorët;
• Asiston ne përgatitjen dhe planifikimin – implementimin e produkteve në rafte;
• Bashkëpunon me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale; Të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacionalin;
• Të punojë me Departamentin e shitjeve për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimin si dhe të zgjidh çmimet apo çdo problem tjetër.
• Të bashkëpunojë me Operacionalin dhe Menaxherët e Dyqaneve për të përditësuar markat dhe nevojat e dyqaneve;
• Duhet të bashkëpunojë me departamentet e tjera si Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT, dhe Ekspansionin për zgjidhje të problemeve të ndryshme;
• Të njohë dhe të përdorë shumë mirë sistemin operues, etj.
Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.

Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë pune në shitjet me pakicë ose shumice.

Kualifikime të tjera
:
• Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze

Aftësi të tjera
:
• Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe aftësi për të përcaktuar prioritete gjatë ngarkesës së punës.
• Aftësi për të punuar në skuadër;
• Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
• Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;

Mënyra e aplikimit*
: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top