• Traditional Trade Channel Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Traditional Trade Channel Specialist

Harton, ndjek dhe vlerëson të gjitha programet e kanaleve të dizenjuara për të rritur praninë dhe risinë merre dhe shko (take away). Vë në vend, monitoron dhe përmirëson proçesin për të lidhur të gjitha aktivitetet e marketingut me aktivitetet e ekipit të shitjeve.

Roli dhe përgjegjësitë:


  • Harton, zhvillon, zbaton dhe ndjek programet e Trade Marketing për kanalet e dedikuara.
  • Koordinon konceptimin, prodhimin, shpërndarjen dhe instalimin e çdo materiali të segmentimit.
  • Harton një pasqyrë gjithëpërfshirëse të suksesit dhe standardeve të shitjes për çdo kanal duke kuptuar nevojat unike të blerësve dhe konsumatorëve.
  • Monitoron dhe përmirëson proçeset për të lidhur më mirë aktivitetet e marketingut me ato të komercialit.
  • Menaxhon buxhetin dhe ROI-n për veprimtaritë e tij/ të saj specifike të Trade Marketing.
Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Diplomë Universiteti në Marketing ose Administrim Biznesi
  • Minimumi 2 (dy) vite eksperience në fushën e marketingut ose të shitjes.
  • Shkathtësi ne komunikimin e shkruar dhe verbal.
  • Aftësi të shkëlqyera të shërbimit të klientit; te ketë aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip.
  • Organizimi i fortë dhe i aftësive te menaxhimit të kohës.
  • Vëmendje e shkëlqyeshme për detajet dhe saktësinë.
  • Njohuri shumë të mira të MS Excel dhe MS Power Point
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (njohja italiane do të konsiderohej një avantazh)
  • Leje Drejtimi

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 07 Shkurt 2023.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.



 


Apply WhatsApp
Back
Top