Tirane, ftese per oferte"Kontraktim Subjekt Optik "
- Tirane
KËRKESË PËR OFERTË
Tiranë, 05-01-2023
Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “RFQ - Kontraktim 1 Subjekt Optik me Okulist ose Opticien (Tiranë) (Ref Sh02-23)” për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.
Rreth RMSA:
Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
1)Kërkesa
“R.M.S.A - Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë” fton, të gjitha subjektet me veprimtari “Optik dhe Vizita Okulistike”, për të dorëzuar ofertën e tyre me objekt “Blerje të vazhdueshme Syze optike”.
Të gjitha subjektet duhet të plotësojnë këto kushte:
- Subjekti duhet të jetë i regjistruar dhe certifikuar pranë institucioneve shtetërore (QKB)
- Okulisti duhet të jetë i regjistruar pranë institucioneve profesionale (Urdhri i Mjekut) për Okulistin (për Opticien mjafton kopje e diplomës)
- Subjekti duhet të ketë minimumin 5 Vite
- Subjekti duhet të tregtojë lente të Çertifikua
Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 19 Janar 2023 dhe ora 14:00
në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë - Tel: +355 4 45 10 132E-mail: procurement@rmsa.al
Mirepresim oferten tuaj!
Attachments
-
Aneks 1.Forma e ofertese Teknike (dentist).xlsx12.7 KB · Views: 28
-
Aneks 2 Forma e Ofertes Financiare.docx15.4 KB · Views: 28
-
ANEKS 3-RMSA Supplier Code of Conduct.docx22.6 KB · Views: 26
-
Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve.pdf146.6 KB · Views: 26
-
ITB - Kontraktim 1 Klinike Dentare (Tiranë).docx78.8 KB · Views: 25
Contact WhatsApp