• Durres, ofrohet vend pune Burime Njerezore

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Dekoll sh.p.k ,ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj po kerkon te punesoje nje kandidate potenciale per pozicionin e Specialistit te Burimeve Njerezore. Përmbledhje:Specialistja e Burimeve Njerëzore ka funksion bazë funksionimin e të gjitha programeve të Burimeve Njerëzore në shoqëri, përgatit strategjitë e programeve të BNJ, përgatitje e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Përgjegjës për impementimin e të gjithë procedurave të BNJ, administrim, rekrutim, trajnim , vlerësim performance etj;
  • Koordinon gjithë procesin e rekrutimit, përgatit JD në bashkëpunim me drejtorët e departamenteve, nxjerr njoftimet, organizon intervistat dhe procesin e punësimit të punonjësve të rinj;
  • Administron dosjet e personelit, përgatit kontratat e punës;
  • Ndjek dhe zhvillon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
  • Koordinon procesin e trajnimit dhe zhvillimit të stafit bazuar në nevojat e identifikuara;
  • Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshem për lejet e lindjes të stafit;
  • Mban lejet vjetore te stafit/raportet shëndetësore;
  • Monitoron respektimin e orarit zyrtar të punës nga stafi sipas Qarkorës së Brendshme për Listeprezencën;
  • Kujdeset për nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve dhe plotëson skemën e amortizimit të trajnimit.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi për punonjës me shtetësi të huaj.
  • Te kete njohuri mbi pergatitjen mujore te pagave te punonjesve. (PayRoll).
  • Mban dhe pergatit te gjithe dokumentacionin e nevojshem per inspektoriatin e punes.


Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në degën Administrim Bisnes, Juridik;.
Eksperiencë Pune: Të ketë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e menaxhimit te BNJ ne kompani te medha.

Kualifikime të tjera:

· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Aftësi për të koordinuar punën;
· Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.


Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@brunes.al

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Cel. : 0697070978
 


Apply WhatsApp
Back
Top