• Supervizor Magazine

Kompania "DEKOLL" sh.p.k., eshte nje kompani lider ne tregun rajonal qe ofron zgjidhje onovative ne prodhimin e materialeve te ndertimit. Gama e produkteve tona ne treg perfshin:koll, fino, grafiato, sistem izolimi dhe termoizolimi, bojerat pinto dhe produktet e polistrerolit Termax. Ne kuder te zgjerimit te aktivitetit te saj kompania po kerkon kandidate potenciale per pozicionin:

Supervizor Magazine.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.
  • Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.
  • Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.
  • Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.
  • Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.
  • Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.
  • Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.
  • Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.
Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Profili Ekonomik.
  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.
  • Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit. Dërgoni CV në adresën hr@dekoll.al
 


Apply
Back
Top