• Shërbim Klienti (në zonën e arkës) Dega Fushë Krujë

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuarsi një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet njërrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 55 ATM në qytetet më kryesoretë Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka kashënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtari skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesitprandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues,gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtune investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhezhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë tëshkëlqyer bankare për klientët tanë.

Nevlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe tëpërkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmëkandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës sonënë pozicionin:

Shërbim Klienti (në zonën e arkës)
Dega Fushë Krujë

Qëllimi i Përgjithshëm iPunës:

Siguron njëshërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotëdhe cilësor, duke këshilluar klientët lidhur me paketat dheproduktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre.Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë mecash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent përklientët.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Siguron që klientët të përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës dhe ruan konfidencialitetin e informacionit;
  • Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka dhe i pershtatë ato sipas nevojës së klientëve;
  • Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara në përputhshmeri me politikat dhe direktivat e bankës;
  • Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës si dhe sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit,
  • Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës.
Profili i kërkuar:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërveprimi në grup;
  • Aftësi për tu adaptuar shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Eksperienca të mëparshme në shitje si dhe ne trajtimin e cash-it mund te perbejne avantazh, por jo kusht për përzgjedhjen;
  • Diploma Universitare nuk është domosdoshmeri për këtë pozicion;
  • Proaktiv, kurioz dhe dëshirë për të mësuar;
  • I përgjegjshëm, i vëmendshëm, Integritet i lartë personal.
  • Aftësi të mira analitike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi” në adresëne-mail: humanresources@unionbank.al

Afati iaplikimit: 23 Dhjetor 2022

Ju informojmë se vetëmkandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti iBurimeve Njerëzore.

UnionBank sh.a.
deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantevembështetur në LigjinNr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënavepersonale”dhe UdhëziminNr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personaletë kandidatëve për punë”.Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat edeklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe tëdhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

UnionBank sh.a.
kamarrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim përtë garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëmpersoneli i autorizuar ka akses në të dhënat personale qëpërpunon UnionBank sh.a.dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e tëdhënave sensitive.
Individëtqë aplikojnë pranë UnionBank sh.a.pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do tëpërpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantëtkanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e tëdhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ataduhet të kontaktojnë në
[I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top