• Maritim Resort Marina Bay Vlorë, ofron vend pune Menaxher Shitje

Bashkohuni me skuadrën “Maritim Resort Marina Bay” dhe fitoni mundësinë për të pasur një përvojë ndërkombëtare.
Hoteli i parë me pesë yje në Vlorë ju tregon standardet ndërkombëtare të hotelerisë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe kushteve shumë të mira të punës.

Pozicioni i lirë: Menaxher Shitje

Detyrat
Të hartojë plane strategjike të shitjes sipas planit të marketing-ut dhe të ndjekë zbatimin e tyre
  • Të përfaqësojë resortin në evente dhe seminare të ndryshme
  • Të sigurojë cilësinë më të lartë të shërbimit për klientin
  • Të raportojë çdo javë tek Menaxheri i Përgjithshëm ecurinë e planit të shitjes
  • Të ndërtojë marrëdhënie shumë të mira me front office për të përmbushur objektiva të përbashkët.
  • Të marrë pjesë në mbledhjet e organizuara nga Menaxheri i Përgjithshëm
  • Të ndërtojë marrëdhënie afat-gjata me klientë ekzistues dhe potencial për të siguruar rezervime të mëtejshme
  • Të menaxhojë dhe zhvillojë marrëdhënie me bashkëpunëtorë vendas dhe të huaj.
Kualifikimet
  • Të ketë diplomë e shkollës së lartë (diplomë master përbën avantazh)
  • Të paktën 2 vjet përvojë e mëparshme si Menaxher Shitje në një hotel/resort me 4/5 yje
  • Të jetë i/e aftë në negociimin me palët e treta
  • Të ketë aftësi drejtuese
  • Të ketë aftësi në promovimin e brand-it të kompanisë
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhët të tjera përbëjnë avantazh
  • Të ketë një komunikim shumë të mirë
  • Të ketë aftësi analitike
  • Të jetë në gjendje të përballojë ngarkesën e punës gjatë sezonit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: hr@marinabay.al ose në numrin e celularit +355 68 48 31 849.
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga CV-ja do të njoftohen për intervistë.
Tek ne të dhënat tuaja janë të sigurta dhe trajtohen me konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top