• Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues Shitjesh

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh në zonën e Tiranës për klientin e saj, i cili është kompani lider në botë, në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Monitoron tregun, nevojat e klientëve dhe ofertat e konkurrentëve;
  • Kryen aktivitete shitjeje;
  • Bën propozime për modifikimin e politikave të çmimeve dhe politikave të biznesit nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet strategjike;
  • Bashkëpunon në projektet e Marketingut të kompanisë (panaire, promovime, etj.);
  • Planifikon, përgatit dhe realizon evente promovuese;
  • Vlerëson tregun dhe raporton në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e tij;
  • Raporton në mënyrë periodike tek drejtuesi i shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të lartë;
  • Përvojë të mëparshme pune si përfaqësues shitjesh;
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Njohje e gjuhës Angleze;
  • I orientuar drejt arritjes së objektivave dhe shëbimit ndaj klientit.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top