• Tirane, ofroj vend pune In Store Visual Merchandiser - (Fashion Retail)

EPPC Albania kërkon një In Store Visual Merchandiser për klientin e saj, një ndër kompanitë më të njohura të Retail-it, i cili operon eksluzivisht me disa prej BRAND-ve më të njohura ndërkombëtare në industrinë e modës, në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Planifikon, organizon dhe implementon identitetin vizual të dyqanit;
· Kombinon dhe pozicionon artikujt në dyqan për të lehtësuar gjetjen e artikujve nga klientët;
· Ndjek tendencat më te fundit dhe bën rregullimin e koleksioneve të reja në vende qëndrore dhe lehtësisht të dukshme në dyqan;
· Monitoron dhe zbaton planet e përcaktuara në nivel ditor, javor dhe mujor;
· Kontrollon artikujt si dhe bën plotësimin ditor të dyqanit;
· Kontrollon dhe monitoron situatën me furnizimet;
· Përgatit dhe organizon shitjet;
· Bashkëpunon ngushtë me Store Manager-in, me qëllim përmirësimin e shitjeve;
· Përgatit raporte javore.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


· Përvojë e mëparshme pune si Visual Merchandiser;
· Të ketë aftësi të mira planifikuese dhe koordinuese;
· Të zotëroj gjuhën Angleze;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
· Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top