• Trainues ne Shitje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Trainues ne Shitje

Pergjegjesia kryesore e ketij pozicioni eshte qe të zhvilloje aftësitë e Forces se Shitjeve ne menyre qe ata të kryejne punën e tyre në mënyrë efektive. Kupton boshllëqet e aftësive dhe kompetencave te forcës së shitjes duke siguruar dhe dhene ne kete menyre informacion te sakte. Te jete nje kontribues aktiv ne dizenjimin dhe zhvillimin e materialeve te trainimit te nevojshme per te mbuluar si nevojat aktuale dhe ato të ardhshme të organizatës në përputhje me udhëzimet dhe politikat e CCBS për të përmbushur strategjinë komerciale. Ndihmon ne dhenien ose jep trainim audiences se kerkuar.

Roli dhe përgjegjësitë:

  1. Në bashkëpunim të ngushtë me Manaxherin e Trainimit dhe menaxherët e terrenit identifikon dhe analizon nevojat për trajnim të forcës se shitjes CCBS.
  2. Kontribuon në përgatitjen e planit të trajnimit dhe në mënyrë aktive është e përfshirë në zhvillimin dhe dhënien e trajnimeve sipas planit të rënë dakord me departamentin komercial.
  3. Jep trajnim në klasë dhe programet per "perditesimin e njohurive" për forcen e shitjes se CCBS dhe te distributoreve.
  4. Promovon kulturën e dhenies se edukimit në organizaten e shitjes duke: përkrahur ndërveprimin mes menaxherëve dhe shitesve ne seancat e trainimit dhe ndërhyrjeve të ngjashme.
  5. Jep trajnimin ne punë, orientim dhe vlerësimet për të përmirësuar performancën e forces se shitjes.
  6. Merr masa proaktive për të përcaktuar punen qe duhet bërë dhe për të krijuar vetë-axhendën në një bazë javore. Në nivel mujor raporton Faktin ndaj PLANEVE për të gjitha nismat e projektet dhe fushat e përgjegjësisë, ndërsa sugjeron për miratim planin "për të bërë" për javën/muajin e ardhshem.
  7. Vazhdimisht përditësohet me te rejat e markës/produktit si te CCBS ashtu dhe me produktet e konkurrentit; karakteristikat dalluese dhe benefitet e markave te CCBS.
  8. Identifikon ne kohë mangësitë në aftësi, kompetenca, sisteme, procese dhe menjëherë bie dakord dhe rekomandon një rruge veprimi korrigjuese.
  9. Demonstron plotësisht sjelljen e kërkuar nga Kodi i Sjelljes në të gjitha situatat, në mënyrë që të projektojë imazhin më të mirë të CCBS, punonjësve dhe praktikave të saj.
  10. Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri i drejtpërdrejtë.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplome Universitare.
  • Eksperience te mepareshme ne trajnime.
  • Pereferohet te kete eksperience ne shitjen ne terren
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese, prezantuese dhe pune ne grup
  • Aftesi Analizuese dhe Organizative
  • Duhet te kete aftesi folese karizmatike dhe praktike.
  • Te kete deshire per te ndihmuar te tjeret qe te arrijne sukses.
  • Te jete i/e motivuar per te mesuar.
  • Njohuri te mira ne Anglisht dhe Italisht
  • I gatshem per te udhetuar ne Shqiperi
  • Patente shoferi te vlefshme
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një e-mail ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje e CV-së në adresen: hr@cocacola.al brenda dates 31.08.2023

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta



Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.

CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.


 


Apply WhatsApp
Back
Top