• Tirane, ofroj vend pune Deputy Store Manager

EPPC Albania kërkon një Deputy Store Manager për klientin e saj, një ndër kompanitë më të njohura të Retail-it, i cili operon eksluzivisht me disa prej BRAND-ve më të njohura ndërkombëtare në industrinë e modës, në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Organizon dhe menaxhon dyqanin në aspektin operacional në mungesë të menaxherit;
  • Kujdeset për ofrimin e një shërbimi cilësor tek klientët, monitoron nevojat dhe trendin e tyre të blerjeve;
  • Organizon dhe kontrollon turnet dhe punën e stafit në mungesë të menaxherit;
  • Merr pjesë në mënyrë aktive në implementimin dhe vendosjen e objektivave me qëllim rritjen e volumeve të shitjeve në bashkëpunim me Store Manager dhe Head of Retail Departament;
  • Kontrollon kodet, deklaratat dhe çmimet e artikujve dhe siguron vizibilitetin e tyre në dyqan sipas standarteve të kërkuara;
  • Menaxhon nivelet e stokut;
  • Organizon dhe trajnon të gjithë punonjësit për punën në arkë;
  • Kujdeset për higjenën e dyqanit dhe zbatimin e rregullores së punës nga stafi;
  • Përgatit raporte periodike javore tek drejtuesit në mungesë të menaxherit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:



  • Përvojë e mëparshme në Retail Store (Eksperienca në Fashion Retail është avantazh);
  • I/e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit dhe arritjes së rezultateve;
  • Të zotëroj gjuhën Angleze;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
  • Të shfaq aftësi të mira planifikuese, koordinuese dhe komunikuese;
  • Të ketë disponibilitet për të udhëtuar sipas nevojës.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top