• Tirane, ofrohet vend pune Drejtues i ekipit të Artit dhe Dizajnit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Drejtues i ekipit të Artit dhe Dizajnit Grafik
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Ne jemi duke kërkuar për Drejtuesin e Ekipit tonë të Artit dhe Dizajnit Grafik, i cili do të zhvillojë dhe mbikëqyrë zgjidhje kreative digjitale për të përmbushur kërkesat tona të marketingut. Të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e çdo hapi të procesit të projektimit, nga specifikimi i nevojave deri te vizualizimi dhe zhvillimi i koncepteve grafike. Të krijojë çdo pjesë të dizajnit vizual të faqeve të internetit, broshurave, revistave, paketimit të produkteve, ekspozitave etj. Për të qenë i suksesshëm në këtë rol, duhet të keni njohuri shumë të mira për dizajnin grafik, stilet dhe teknikat e paraqitjes së projekteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Supervizon dhe udhëheq skuadrën e Grafik Dizajn.
  • Merr pjesë në dizejnim dhe ridizejnim të grafikëve, rendera, imazhe, vizuale të ndryshme, web page, logo, ilustrime, ads, broshura dhe forma të tjera të komunikimit audiovizual.
  • Analizon dhe planifikon konturet e dizajn sipas koncepteve dhe specifikave të vendosura për projektet.
  • Sigurohet që produktet e delivruara të jenë sipas politikave dhe standardeve të projekteve dhe kompanive.
  • Delegon përgjegjësitë midis anëtarëve të skuadrës dhe mbikëqyr që cilësia të jetë arritur në maksimum.
  • Përfundon punët që është përgjegjës ai apo skuadra brenda afateve të përcaktuara.
  • Mbikëqyr që teknikat dhe proceset janë përdoruar të duhurat për të siguruar cilësinë më të mirë të dizajn.
  • Sugjeron mënyra të reja të përmirësimit të cilësisë së dizajn -it dhe çështjeve të tjera në lidhje me layout-in përkatës.
  • Asiston skuadrën të përzgjedhë stilin e duhur, grafika atraktive, imazhe dhe elementë të tjerë vizual dhe t’i adaptojnë ato sipas objektivave të projekteve.
  • Shfrytëzon njohuritë në fushën kreative dhe të marketingut për të zhvilluar fushata kreative për projekte dhe targete specifike.
  • Punon në bashkëpunim me kolegë të departamenteve të ndryshme.
Eksperiencat e punës:

  • Më shumë se 3 vite eksperiencë në kreativë dhe grafik dizajn.
Aftësi të tjera:

  • Aftësi kreative dhe inovative të shkëlqyera;
  • Aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe atë të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira prezantimi dhe bindëse;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhim projektesh dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira ndër personale dhe ndërtimin e marrëdhënieve me anëtarë të skuadrës, departamentin apo ndër departamenteve;
  • I orientuar nga detajet;
  • Aftësi shumë të mira delegimi;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte paralelisht dhe për të vendosur prioritete në mënyrë të zgjuar;
  • Eksperiencë në art dhe kreativë dizajn;
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës shqip dhe anglisht;
  • Aftësi për të performuar shumë mirë nën presionin e kohës dhe afateve;
  • Diplomë universitare në art apo fusha të lidhura me të;
  • Avantazh kandidatët me diplomë masteri në fushën menaxheriale.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit
: 20/11/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top