• Vlore, ofrohet vend pune Sanitar/e në Green Coast Resort

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Sanitar/e në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë, Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
Përgjegjës për të kryer një larmi detyrash duke përfshirë pastrimin me fshesë me korrent, pastrimin e sipërfaqeve, pluhurave, ndërrimin dhe pastrimin e çarçafëve/ peshqirëve. Kërkohet vëmendje ndaj detajeve, përvojë në ndihmën dhe shërbimin ndaj klientit. Personi duhet të jetë i përpiktë, i saktë, i shpejtë dhe i gatshëm për të mësuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mirëmban të gjitha pajisjet e pastrimit, furnizimet dhe produktet; siguron ruajtjen, magazinimin dhe kujdeset për produktet e pastrimit;
  • Kryen pastrimin e përgjithshëm, pastrim të parketit, laminatit ose dyshemesë me pllaka sipas nevojës;
  • Përgjegjës për fshesën me korrent; fshin, lan tapetet dhe kryen trajtime të mëtejshme larjeje apo heqje njollash, sipas nevojës;
  • Kujdeset për pastrimin mbeturinave nga koshat dhe kontejnerët;
  • Pastron pluhurat e mobilieve dhe aksesoreve të dhomave sipas nevojës;
  • Pastron lavamanët, vaskat, dushet dhe tualetet ato private dhe publike;
  • Kujdeset për ndërrimin dhe mbledhjen e çarçafëve ose peshqirëve të përdorur;
  • Pastron dritaret, sipërfaqet prej xhami dhe pasqyrat sipas nevojës;
  • Mban të gjitha hapësirat publike të resortit të pastra dhe të rregullta;
  • Mban të gjithë shëtitoren e resortit të pastër dhe të rregullt;
  • Mban kampusin e resortit të pastër dhe të rregullt;
  • Raporton kur ndodhin riparimet dhe zëvendësimet e nevojshme.
Eksperiencat e punës:

  • Preferohet të ketë përvojë të mëparshme; ofrohet trajnim.
Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të ndihmuar klientët dhe vizitorët kur është e nevojshme;
  • I jep rëndësi detajeve kur pastron;
  • I organizuar dhe i aftë të ndjekë një orar;
  • I aftë për të ndjekur udhëzime verbale;

  • Besueshmëria;
  • Përshtatshmëria;
  • Punë në grup;
  • Integritet;
  • Ndershmëri;
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/11/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top