• Tirane, ofrohet vend pune Jurist Për Tendera

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.


Pozicioni i punës: Jurist (Tendera)
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Po kërkojmë një Jurist të kualifikuar në fushën e Tenderave, të orientuar drejt rezultateve për një nga klientat tanë, kompani lider në treg, pjesë e një Grupi me një eksperiencë 20 vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi në distribucionin e produkteve veterinare, mjedisore, bujqësore, humane, ushqimore dhe shërbimeve DDD.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Ofron analizë, interpretim dhe këshillimin ligjor lidhur me çdo cështje juridike të kompanisë, përfshirë padi apo ndërmjetësim.
• Mundëson dhe kryen ndërmjetësimin mbi bisedime ligjore me partnerë ose klientë të Kompanisë.
• Përfaqëson kompaninë pranë çdo instuticioni, ndjekja e proçedurave ligjore, korrespondencës zyrtare me çdo autoritet, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së Kompanisë.
• Evidenton dhe qëndron në koherencë me të gjitha ndryshimet ligjore në ligjet e biznesit dhe ato të sektorit të kompanise. Dhe kryen informimin e departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime.
• Përgjegjës për hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të ndryshme si kërkesa, akte, kontrata, marrëveshje midis bashkëpunëtorëve, klientëve sipas specifikave të rregullores së Komapnisë.
• Trajton dhe ofron zgjidhje brenda kompetencave te tij/saj për çeshtje të ndryshme që mbulojnë marrëdhëniet me debitorët.
• Kryen përkthim në gjuhën Angleze, Italiane dhe Shqipe të dokumenteve, akteve dhe kontratave.
• Kryen procesin e menaxhimit të departamentit të Burimeve Njerëzore në Kompani.
• Përgatit dokumentacionin dhe kryen aplikimet në procedura të ndryshme tenderimi;
• Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
• Harton dhe përpilon dokumenta për Agjencinë e Prokurimeve Publike.
• Kryen edhe detyra të tjera juridiko-administrative duke asistuar departamentet e tjera.

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

• Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në degën e studimit Juridik.
• Eksperiencë pune të paktën 3 vjecare në profillin Juridik të Tenderimeve në kompani të ngjashme.

Aftësitë e kërkuara:

• Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
• Të njohë shumë mirë legjislacionin e Prokurimeve Publike.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
• Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
• Aftësi organizuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane në komunikimin verbal dhe atë të shkruar.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top