• Durres, ftese per oferte FACILITETE PER ORGANIZIM TRAJNIMI

Tiranë, më 16.09.2022

FTESË PËR OFERTË


Me objekt: Akomodim, Sallë trainimi, Drekë, Darkë, Pushim kafe, dhe Lehtësira të tjera për datat 26-27 Tetor 2022


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime me objekt Akomodim, Sallë trainimi, Drekë, Darkë, Pushim kafe, dhe Lehtësira të tjera në qytetin e Durrësit.
Koha e zhvillimit të trajnimit do te jete në periudhën 26-27 Tetor 2022.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve (salle trajnimesh, pushim kafe, dreke, akomodim) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 26.09.2022 ora 16:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike.

Për informacion më të detajuar rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur këtij njoftimi.


Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte-Facilitete per Organizim Forum Rinor.doc
    83 KB · Views: 23
  • Shtojce Formulari i Ofertes.doc
    68 KB · Views: 21
Back
Top