Palasë, ofroj vend pune SPECIALIST/E FINANCE
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Specialist | Banke / Sigurime
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Dimension për një kompani që operon në industrinë e turizmit dhe shërbimeve akomoduese po kërkon të rekrutojë kandidatë profesionistë për pozicionin vakant “SPECIALIST/E FINANCE” (Palasë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
- Mbulon mbledhjen e xhirove ditore dhe rakordohet me përgjegjësit e njësive të shërbimit;
- Regjistron dhe rakordon parapagimet dhe faturimet përfundimtare të klientëve;
- Rakordon sistemin e rezervimeve me sistemin e financës;
- Përgatit librin e shitjeve mujore;
- Përgatit raporte javore mbi gjendjen e klientëve;
- Përgatit raportet mbi ditaret e arkës së bashku me dokumentacionin mbështetës;
- Përgatitja periodike e distingut për derdhje në bankë;
- Mbyllja dhe rakordimi ditor dhe mujor i kasave fiskale;
- Ndjekja e problematikave të kasave fiskale dhe sistemit të fiskalizimit;
- Përgatitja dhe dërgimi periodik i dokumentacioneve në zyrat qendrore;
- Kryerja e procesit të inventarizimit fizik të aseteve dhe inventarit të imët;
- Asistencë në analizën e inventareve.
Kualifikimet:
Eksperiencë:Minimumi 3 vjet eksperiencë në këtë profesion.
Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në degët Financë/ Kontabilitet/ Biznes;
Aftësi të tjera:
- Të jetë i/ e familjarizuar me standardet e reja kombëtare të kontabilitetit;
- Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të ketë iniciativë dhe të dijë të punojë në grup;
- I/ E orientuar për të ndjekur problemet dhe për t’i çuar drejt zgjidhjes përfundimtare;
- Të ketë njohuri të mira të programit NAV;
- Të jetë fleksibël;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha e dytë përbën avantazh);
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaja në adresën tonë të email-it: rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “SPECIALIST/E FINANCE”
Ju mirepresim!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Apply WhatsApp