• Palasë, ofroj vend pune SPECIALIST/E FINANCE


Dimension për një kompani që operon në industrinë e turizmit dhe shërbimeve akomoduese po kërkon të rekrutojë kandidatë profesionistë për pozicionin vakant “SPECIALIST/E FINANCE” (Palasë)



Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:


  • Mbulon mbledhjen e xhirove ditore dhe rakordohet me përgjegjësit e njësive të shërbimit;
  • Regjistron dhe rakordon parapagimet dhe faturimet përfundimtare të klientëve;
  • Rakordon sistemin e rezervimeve me sistemin e financës;
  • Përgatit librin e shitjeve mujore;
  • Përgatit raporte javore mbi gjendjen e klientëve;
  • Përgatit raportet mbi ditaret e arkës së bashku me dokumentacionin mbështetës;
  • Përgatitja periodike e distingut për derdhje në bankë;
  • Mbyllja dhe rakordimi ditor dhe mujor i kasave fiskale;
  • Ndjekja e problematikave të kasave fiskale dhe sistemit të fiskalizimit;
  • Përgatitja dhe dërgimi periodik i dokumentacioneve në zyrat qendrore;
  • Kryerja e procesit të inventarizimit fizik të aseteve dhe inventarit të imët;
  • Asistencë në analizën e inventareve.



Kualifikimet:

Eksperiencë:Minimumi 3 vjet eksperiencë në këtë profesion.
Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në degët Financë/ Kontabilitet/ Biznes;



Aftësi të tjera:


  • Të jetë i/ e familjarizuar me standardet e reja kombëtare të kontabilitetit;
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, të ketë iniciativë dhe të dijë të punojë në grup;
  • I/ E orientuar për të ndjekur problemet dhe për t’i çuar drejt zgjidhjes përfundimtare;
  • Të ketë njohuri të mira të programit NAV;
  • Të jetë fleksibël;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha e dytë përbën avantazh);




Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaja në adresën tonë të email-it: rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “SPECIALIST/E FINANCE”

Ju mirepresim!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top