• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Shitje i Veglave të Punës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Specialist Shitje
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një individ të motivuar në rolin Specialist Shitje i Veglave të Punës, në emër të Klientit tonë, kompani lider në distribucionin e veglave të punës prej më shumë se 20 vitesh në tregun Shqiptar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
• Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
• Asiston klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
• Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
• Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
• Në bashkëpunim me supervizorin përkatës kontrollon ekspozimin e podukteve në vitrinë dhe angazhohet në sistemimin e stokut në vendet e paracaktuara
• Raporton çdo ditë tek supervizori përkatës kërkesat e klientëve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose degë të ngjashme.

Eksperiencë Pune
: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës.


Aftësitë:

• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
• Person energjik, me iniciativë, këmbëngulës dhe i vetëmotivuar.
• Njohuri paraprake të produkteve dhe shërbimeve të Kompanisë.
• Të jetë i/e gatshëm dhe i/e aftë të punojë në grup.


Kushtet e Punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqesor per te punuar me nje paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.


Procedurë Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: rekrutim@profesionisti.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top