• Tirane, Kompania “Re/Born” shpk, hap pozicion vakant punësimi per teknologji ushqimore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimist
Gjuha
  1. anglisht
Kompania “Re/Born” shpk, operon në tregun shqiptar në fushën e çertifikimit te Kompanive sipas Standardeve Ndërkombëtare, Çertifikimit të produkteve sipas Normave të njohura ndërkombëtarisht etj,
hap pozicion vakant punësimi.

Aplikantët duhet të:
- jenë në proces përfundimi ose të kenë përfunduar studimet e larta, preferohet në degën Kimi/Teknologji Ushqimore;
- kenë aftësi të mira komunikimi të gjuhës angleze dhe/ose italiane;
- kenë aftësi për të punuar shumë dhe për të kryer detyrat në kohë;
- kenë aftësi për të punuar në ekip;
- kenë aftësi të mira të paketës office, outlook, word etj;

Kandidatët mund të kenë ose jo eksperiencë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme.

SHËNIM: Ky përshkrim i punës nuk ka për qëllim të jetë gjithëpërfshirës. Punonjësi mund të kryejë detyra të tjera të lidhura siç janë negociuar për të përmbushur nevojat e vazhdueshme të shoqërisë.

Nëse je i/e interesuar për një sfidë të re në një kompani novatore, atëherë ne mezi presim të njihemi me ju!

Ju lutemi vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervista do të kontaktohen.

Emërtoni CV -në tuaj në formatin e mëposhtëm (emri [hapësira] mbiemri [hapësira] CV) duke e dërguar atë në adresen e-mail: info@reborn.al;
 


Apply
Back
Top