• Palase, ofroj vend pune MENAXHER SIGURIE





Dimension HR
për një kompani të madhe në vend që operon në industrinë e Turizmit po kërkon të rekrutoj MENAXHER SIGURIE



Detyrat e pozicionit


  • Asiston/ raporton tek drejtuesi i departamentit të Aseteve dhe Shërbimeve në përgatitjen e planeve dhe instruksioneve që lidhen me sigurinë
  • Kontrollon mjetet e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe raporton për gjendjen dhe gatishmërinë e tyre tek drejtuesi i departamentit të Aseteve dhe Shërbimeve
  • Trajnon stafin e sigurisë dhe personelin për përdorimin e mjeteve të mbrojtjes ndaj zjarrit
  • Zbaton planin e emergjencës në raste të forcave madhore
  • Planifikon dhe kontrollon vendosjen e kamerave dhe elementeve të ‘security’ si dhe ndjek me palët përkatëse që këto elemente të jenë funksionale
  • Kontrollon punën e kompanisë së sigurisë së jashtme, si dhe kontrollon punën në sallën e kamerave dhe aksesit
  • Kontrollon ambientet e njësive për shkelje të rregullave apo përdorimit të tyre, konform rregulloreve përkatëse të administrimit;
  • Përgatit raporte javore dhe mujore përsa i përket shërbimit të ‘security’ dhe elementeve që lidhen me këtë shërbim
  • Inicion dhe sugjeron mënyra novatore dhe efeciente përsa i përket shërbimit të sigurimit të resortit, si dhe të gjitha aseteve që ka kompania



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


Arsimi: Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë (avantazh kandidatët që kanë mbaruar studimet e Akademisë së Sigurisë)
Eksperiencat e punës: Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme mbi 2 vite;

Aftësi të tjera:

  • Njohuri shumë të mira në sistemet e sigurisë (CCTV, etj.)
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale


Si të aplikoni?
Profesionistët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “MENAXHER SIGURIE”


Ju mirepresim!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top