• Tirane, ofrohet vend pune Nen Drejtor Hoteli

ATDG_Cover.jpg


ATDG (Art and Tourism Development Group)
, një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Nen Drejtor Hoteli

Përshkrim i përgjithshëm

Nen Drejtori i hotelit duhet të jetë përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


· Ekzekutojnë dhe mbështesin aspektet operacionale të biznesit (gjenerojnë propozime, ndjekin kontratat e nënshkrimit dhe korrespondencën me klientët ose agjensitë individuale);
· Përgatisin raporte ditore të gjeneruara nga produkti;
· Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
· Raportojnë çdo ditë për xhiron e produkteve në departamentin e financës;
· Kontrollojnë në mënyrë periodike të ardhurat e okupancës sipas tipologjive të dhomave të resortit/objektit të akomodimit;
· Ofrojnë shërbim cilësor të klientëve në çdo kohë;
· Marrin pjesë në takime me departamente të tjera për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit;
· Mbajnë të dhënat financiare në bazë të procedurave të konfirmuara;
· Bashkëpunojnë me Menaxherin Financiar për të siguruar që likuidimet financiare të jenë në përputhje me kontratat;
· Vlerësojnë nevojën e trajnimit të stafit bazuar mbi të dhënat e mbledhura dhe ndërveprimin midis klientëve dhe vizitorëve;
· Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
· Planifikojnë punën për të gjithë departamentet dhe shpërndajnë detyrat në përputhje me rrethanat;
· Sigurohen që shërbimi i sigurisë është efektiv;
· Kryejnë inspektime të hotelit/objektit të akomodimit dhe shërbimeve;
· Identifikojnë problemet e ndërtimit dhe parashikojnë planin e ndërhyrjeve të nevojshme në objekt;
· Ndjek planin e ndërtimit me menaxherin e projektit;
· Bashkpunojnë me kontraktorët dhe furnizuesit;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


· Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
· Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
· Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
· Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
· Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
· Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
· Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’;
· Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
· Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
· Duhet të jenë të pajisur me patentë


Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.al,
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.




Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top