• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “Zita” SHPK, pjesë e Globe Group, kërkon të punësojë:


TITULLI: Specialist Zyre

DEPARTAMENTI: Logjistikë


Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Ndjek shpenzimet e riparimeve dhe përgatit raporte mbi shërbimet e mjeteve;
  • Kujdeset që mjetet e transportit janë të kompletuara me dokumentacionin përkatës sipas kërkesave të ligjeve në fuqi si dhe kontrollon gjobat dhe sigurohet për mbylljen e tyre;
  • Ndjek procedura të ndryshme në rast nevoje për: Ndryshim pronësie, plotësim dhe arshivim procesverbali për marrjen apo dorëzimin e mjeteve, etj;
  • Realizon blerje për asete në rast kërkese;
  • Ndjek kontratat e energjisë elektrike dhe të ujit për ambientet e kompanisë, plotëson dokumentacionin për hapje kontrate të re apo pezullim/mbyllje kontrate, kalim titullari, përdoruesi etj;
  • Realizon porositjen e uniformave te stafit në bashkëpunim me departamentin e marketingut;
  • Sigurohet te plotesohen ambientet me certifikate Mbrojtje kunder Zjarrit, ndjekje e datave të skadencave të fikseve të zjarrit, dhe të afateve të siguracioneve të objektit/mallit.

Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme te ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@zita.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top