• Tiranë, ofrohet vend pune Specialist i Burimeve Njerezore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Soft & Solution është një kompani lider në Shqipëri, me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsuleca.
Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Me në fokus të veçantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist i burimeve njerezore, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbatimi i planeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional;
  • Skedulimi i takimeve të rishikimit të performancës tremujore dhe vjetore me punonjësit;
  • Përditësimi i të dhënave të punonjësve me informacione të reja të punësimit dhe/ ose ndryshime në statusin e punësimit;
  • Administrimi i të dhënave organizative dhe përshkrimet e detajuara të punës së bashku me të dhënat e pagave;
  • Planifikimi i nevojave të punësimit dhe garantimi që procesi i rekrutimit të zhvillohet pa probleme;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave të burimeve njerëzore në të gjithë Kompaninë;
  • Përditësimi dhe respektimi i ndryshimeve në legjislacionin e punës.
Kualifikimet minimale:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor, preferohet në profilin Manaxhim Biznesi;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune si Specialist i Burimeve Njerëzore;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
  • Të jetë i komunikueshëm, metodikë dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Të jetë shumë i besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
Apliko tani!! https://softsolution.al/soft-solution-group-kerkon-te-punesoje-specialist-burimesh-njerezore/
 
Back
Top