• Tiranë, ofrohet vend pune Specialist të Marrëdhënieve me Publikun

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Tiranë, ofroj vend pune Specialist të Marrëdhënieve me Publikun

Soft & Solution është një kompa
ni lider në Shqipëri, me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsuleca.
Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Me në fokus të veçantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist të Marrëdhënieve me Publikun, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Studimi i objektivave të Kompanisë, politikave promovuese dhe nevojave për të ndërtuar strategji të marrëdhënieve me publikun që ndikojnë në opinionin publik dhe promovojnë produkte, ide dhe shërbime;
  • Përgatitja dhe redaktimi i publikimeve organizative, duke përfshirë buletinet e punonjësve ose raportet e aksionerëve, për audiencë të brendshme dhe të jashtme;
  • Përditësimi dhe mirëmbajtja e faqeve web;
  • Konsultimi me manaxherët për të identifikuar tendencat dhe interesat e grupit dhe ofrimi i këshillave për vendimet e biznesit.
Kualifikimet minimale:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor, preferohet në profilin Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
  • Të jetë i komunikueshëm, metodikë dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Të jetë shumë i besueshëm, me etikë dhe diskretë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
Apliko tani!! https://softsolution.al/soft-solution-group-kerkon-te-punesoje-pr/
 
Back
Top