• Vlore, ofroj vend pune TEKNIK HIDRAULIK

Vlore
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim | Reparime
Gjuha


Dimension HR për një kompani të madhe që ofron shërbime akomoduese në industrinë e turizmit,po kërkon të rekrutojë “TEKNIK HIDRAULIK”




DETYRAT E POZICIONIT:



  • Monitoron furnizimin/ konsumin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar te Supervizori Teknik;
  • Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve;
  • Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Merr masa të menjëhershme dhe lajmëron supervizorin përkatëse, në mungesë të këtij të fundit njofton menaxherin e mirëmbajtjes kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar.
  • Kujdeset për depot e furnizimit me ujë dhe raporton tek supervizori përkatës për problematikat që lidhen me sigurinë;
  • Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË


Arsimi:


  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike;
  • Certifikime të ndryshme në fushën Hidro përbëjnë avantazh;


Eksperienca:
Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi;


Aftësitë:


  • Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre;
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike;
  • Të jetë i aftë të operojë dhe t’i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike;
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi kompetente në instalimet hidraulike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi nderpersonale.





Si të aplikoni?

Profesionistët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën rekrutime@dimensionhr.al me subjekt Teknik Hidraulik


Ju mirepresim!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi




Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top