• Tirane, ofrohet vend pune Specialist per Blerjet

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale
dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.


CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist per Blerjet

Përgjegjësia dhe detyra e këtij pozicioni është të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm me materiale të cilësisë së lartë
dhe me kosto efektive në përputhje me procedurën e blerjes dhe marrëveshjeve të lidhura për të garantuar një vazhdim të qetë të aktiviteteve të të gjithë CCBS.
Të kërkojë vlerën maksimale për kompaninë përmes kohës dhe kostove të marrëveshjeve.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Përfshihet në procesin e blerjeve të ndryshme duke analizuar koston dhe cilësinë e artikujve së bashku me shefat e departamenteve. Vlerëson kostot në bazë të njohurive të çmimit të tregut.
  • Përgatit ofertat në bazë të kërkesave dhe i paraqet ato për miratim.
  • Përgatit dhe dërgon urdhërin e miratuar të blerjes dhe të gjitha dokumentet lidhëse tek furnitori i zgjedhur.
  • Ndjek me furnizuesin progresin e Urdhërit të Blerjes për të siguruar se të gjitha mallrat apo shërbimet janë derguar dhe përmbushur në cilësinë dhe kohën e duhur.
  • Siguron dorëzimin brenda afatit dhe sipas kushteve të marrëveshjes.
  • Përfshihet në përgjegjësitë e tjera të prokurimit, sic i caktohet nga Drejtori Administrativ dhe Financiar dhe/ose Manaxheri i Blerjeve.
  • Mban marrëdhënie me TCCC në lidhje me kërkesat specifike për blerje.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplome Universitare në Ekonomi ose Shkenca Matematike.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në aktivitetet e blerjes.
  • Njohuri mbi sistemet e planifikimit të shperndarjes përbën avantazh.
  • Njohuri mbi zinxhirin e furnizimit të pijeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe me shkrim, me një vëmendje të lartë në detaje.
  • Shumë i motivuar, i orientuar ndaj punës në grup dhe që punon mirë nën presion.
  • Aftësi për të komunikuar efektivisht dhe të prezantojë informacionin tek klientet, anëtaret e grupit dhe drejtuesit.
  • Aftësi të mira negociuese për të marrë çmimin dhe kushtet më të mira për produktet, materialet dhe shërbimet.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, të avancuara në Excel.
  • Të komunikojë mirë në Anglisht/Italisht.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top