Tirane, ofroj vend pune Shitese(Dyqan Optik-Zona e Bllokut)
Dimension HR per një nga klientët e saj, brand me eksperiencë shumëvjecare që operon në shitjen e markave ndërkombëtare të optikës po kërkon të rekrutojë: Shitese
DETYRAT E POZICIONIT:
- Të komunikojë dhe t'iu shërbejë klientëve në mënyre etike dhe profesionale
- Të mirëmbaje marrëdhëniet me klientët me fokus për të pasur klientë afat gjatë.
- Të organizojë me kujdes procesin e porosive të klientit deri në dorëzimin përfundimtar
- Të kordinojë me sektorin e montimit për detaje dhe kërkesa të klientit
- Të njoh dhe kontrollojë stokun e produkteve dhe të raportojë kur janë afër stokut minimal
KUALIFIKIMET DHE AFTESITË E KËRKUARA:
Arsimi: Preferohet Bachelor
Eksperience: Preferohet minimalisht 1 vit eksperience pune e meparshme
Aftësi:
- Të jetë i/e komunikueshme dhe i/e sjellshme
- Person energjik, me iniciative, këmbëngulës/e dhe i/e vetëmotivuar;
- Aftësi analitike, observuese dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
- Të jetë sistematik/e dhe i/e organizuar;
- Njohuri te mira komunikuese ne italisht
Përfitimet:
- Kushte shumë të mira pune
- Pagesë shumë e kënaqshme sipas niveleve të tregut
- Trajnim i vazhdueshëm
Si të aplikosh?
Profesionistët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “ Shitese”
Ju mirepresim!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Apply WhatsApp