• Tirane, ofrohet vend pune Copywriter & Content Creator

Pozicion Vakant

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Balfin Real Estate and Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Copywriter & Content Creator
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Copywriter & Content Creator është përgjegjës për shkrimin e materialeve në gjuhën shqipe dhe atë angleze për fushatat e ndryshme të marketingut, që përfshijnë artikuj të ndryshëm, materiale për broshura, flyers, content për rrjetet sociale dhe Web-et e kompanisë. Gjithashtu redakton dhe korrekton materialet e departamentit që janë për publikim ose komunikim të brendshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijon tekste kreative dhe tërheqëse për fushatat e ndryshme të marketingut (copy texts).
  • Krijon kontent dhe tituj që tërheqin vëmendjen e audiencës ( content writer).
  • Shkruan artikuj rreth projekteve të kompanisë dedikuar për blog, mediat online, print dhe ato vizive.
  • Krijon kontent për web-et e kompanisë në përditësimin me materiale të vazhdueshme.
  • Redakton dhe korrekton tekstet e ndryshme të marketingut në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e marketingut më shumë se 2 vite.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (gramatika e saj);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh edhe njohja e gjuhës gjermane;
  • Të ketë fjalor të pasur leksikor;
  • Të ketë iniciativë dhe kreativitet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi organizuese dhe bashkëpunuese në grup.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Copywriter & Content Creator.

Afati i dorëzimit: 05/06/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top