• Tirane, ofrohet vend pune HR Specialist

EPPC Albania në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një HR SPECIALIST.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përgatit njoftimet e punës dhe i publikon ato në portale dhe kanale të ndryshme mediatike;
  • Përdor mediat sociale për të reklamuar pozicionet e punës, si dhe për të krijuar marrëdhënie me kandidatë dhe punëdhënës;
  • Identifikon, krijon dhe zhvillon marrëdhënie me kandidatura të përshtatshme sipas nevojave dhe pozicioneve, nëpërmjet procesit të kërkimit të drejtpërdrejtë;
  • Pranon dhe vlerëson CV-të dhe aplikimet, kryen intervista, teste dhe krijon një listë të ngushtë me kandidaturat më të përshtatshme për t’i prezantuar klientit/kompanisë;
  • Organizon intervistat sipas kërkesave të klientit dhe informon kandidatët për rezultatet pas intervistave.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme pune min 2 – 3 vite, kryesisht ne rekrutime;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze – (Gjuha Italiane përbën avantazh);
  • Të njohë dhe përdor mirë Mediat Sociale (Fb, Instagram, Linked In, etj);
  • Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe etikë të mirë prezantimi;
  • Të zotërojë patentë të klasit B.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top