• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor Magazine

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.


Pozicioni i punës: Supervizor Magazine
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri


Qëllimi I pozicionit: Po kërkojmë një Supervizor Magazine, I cili do të luajë një rol kyç në kujdesin dhe menaxhimin e të gjitha operacioneve të magazinimit.
Në rolin e Magazinierit ju do të jeni përgjegjës për të gjitha proceset e magazinimit përfshirë aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Mbikqyr dhe organizon me sukses proçeset e magazinimit duke përshirë hyrje-daljet dhe inventarizimin e produkteve.
• Organizon dhe menaxhon të gjithë dokumentacionin që lidhet me proceset e magazinimit të produkteve sipas standardeve të përcaktuara;
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqërues;
• Drejton kontrolle fizike të produkteve të ardhura dhe dalëse gjatë proceseve të magazinimit;
• Mbështet dhe motivon stafin për të arritur produktivitetin dhe cilësinë e pritur.
• Kujdeset për sistemimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së magazinës dhe saktësisë së ndjekjes së protokolleve
• Siguron një komunikim të mirë midis magazinës dhe departamentit të Financës për të kontrolluar përputhshmërinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave;
• Përpilon raporte të rregullta dhe statistika ditore, javore dhe mujore.
• Siguron produktivitet dhe saktësi. Porositë përfundohen dhe dërgohen në kohën e duhur

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë.
Eksperienca: Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë te meparshme pune si Magazinier;


Aftësitë dhe kompetencat:

• Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office;
• Aftësi shumë të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Njohja e programeve financiare do të përbënte avantazh;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
• Të jetë i aftë të punojë në ekip;
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;


Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita.

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357.

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top