• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Komunikimit Digjital

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
4 Kinostudio | Porcelan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION VAKANT

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, media, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SCAN Media, pjesë e Grupit Balfin, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN TV është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Pozicioni: Menaxher i Komunikimit Digjital
Departamenti: OnLine
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxher i Komunikimit Digjital do të jetë përgjegjës për komunikimin digjital të SCAN Media
dhe do të sigurohet që marka e tij të jetë në përputhje në të gjitha komunikimet sipas udhëzimeve të markës dhe vlerave të kompanisë.
Ai ose ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit për markën brenda kanalit tradicional të komunikimit dhe atë digjital në hapësirën e rrjeteve sociale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Planifikimi dhe zbatimi i fushatave/veprimeve të komunikimit digjital, SEO, email, media sociale, etj.
  • Përgatit planin javor të komunikimit dhe kujdeset për prezencën digjitale në të gjitha kanalet (web, kanal YouTube, Facebook, LinkedIn, Instagram, etj).
  • Qëndron i përditësuar me teknologjinë më të fundit dhe praktikat më të mira.
  • Gjurmon dhe mat metrikat e SEO dhe Google Analytics dhe ofron raporte periodike.
  • Bën kërkime për konkurrentët dhe jep sugjerime për përmirësim.
  • Analizon pozicionimin e markës dhe kujdeset për zhvillimin dhe mesazhin vizual të markës dhe kontribuon në mesazhet narrative.
  • Komunikon personalitetin e markës sonë brenda dhe jashtë kompanisë, sipas udhëzimeve të markës dhe në përputhje me vlerat e kompanisë dhe të Grupit.
  • Përgatit raporte periodike bazuar në nevojat e kompanisë.
Kërkesat për pozicionin:
  • Diplomë Bachelor ose më e lartë në komunikim/marketing, komunikim biznesi, marketing digjital ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 2 vjet përvojë në pozicione të ngjashme.
  • Eksperiencë në SEO, marketing me email, e-commerce, media sociale, aplikacione, etj.
  • Përvojë në zhvillimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e përmbajtjes.
  • Përvoja dhe njohja me programet kryesore të dizajnit grafik është avantazh.
  • Kompetenca dhe përvoja me sistemet e menaxhimit të përmbajtjes.
  • Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë aftësinë për të kthyer të dhënat dhe njohuritë në iniciativa komunikimi online.
  • Njohuri të forta të koncepteve aktuale të marketingut online, strategjisë dhe praktikave më të mira.
  • Aftësi të forta komunikimi, kërkimi, redaktimi dhe shkrimi me përvojë të dëshmuar në prodhimin e produkteve joshëse digjitale.
  • Aftësia për të menduar në mënyrë krijuese dhe inovative.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scan-tv.com
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top