• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator IT - Senior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Koordinator IT – Senior, për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha, të konsoliduara dhe suksesshme në vend dhe rajon.

Fokusi kryesor i punës i Koordinatorit IT do të jetë: Kordinimi i punës për krijimin, implementimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e infrastrukturës hardware dhe software te sistemeve të informacionit; Krijimi dhe zbatimi i standarteve të sigurisë se infrastrukturës dhe telekomunikacionit; Koordinon suportin IT në mirëmbajtjen dhe disponueshmërinë e sistemeve hardëare dhe softëare.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Ndihmon në planifikimin e nevojave dhe strategjisë së teknologjisë së informacionit për të arritur qëllimet e biznesit;
  • Kordinon dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e punës dhe angazhohet për një bashkëpunim te rregullt e të vazhdueshëm me njësitë e tjera;
  • Kordinon administrimin, mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit kompjuterik dhe suporton në mënyrë të vazhdueshme stafin;
  • Trajnon stafin për softëare-et në përdorim dhe database-n mbi të cilën bazohet aktiviteti i biznesit;
  • Mbështet menaxhimin e projekteve te teknologjisë se informacionit qe lidhen me krijimin, menaxhimin e sistemeve kompjuterike te ndërtuar nga ana hardëare dhe softëare;
  • Mbikëqyr portofolin e projekteve të IT-së dhe procesin e zhvillimit te kërkesave nga ana e biznesit;
  • Mirëmban te gjithë strukturën e pajisjeve kompjuterike te instaluara dhe konfiguruara ne rrjetin Intranet;
  • Siguron zgjidhjen e problematikës ditore të infrastrukturës dhe sistemeve;
  • Kryen administrimin dhe menaxhimin e bazave të të dhënave, aplikacioneve si dhe ambjenteve ku janë vendosur;
  • Kordinon aksesin ne sistemet e kompanisë bazuar udhëzimet dhe rregullat ne fuqi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare; (e preferueshme në Shkencat Kompjuterike ose të ngjashme me to)
  • Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 5 vjecare në sektor të ngjashëm, prej të cilave 3 vjet në pozicione drejtuese;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi organizative, menaxhuese, komunikuese dhe analitike;
  • Disponibilitet për të lëvizur në vëndet e rajonit ku kompania operon.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al ose tek: tianda.nano@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top