• Tirane, ftese per oferte Analizë kuadri ligjor sherbime paskujdes

Tirane
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS FF SH) është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike, jofitimprurëse e krijuar në 1995. SOS FF SH është aktive në fushën e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, përmes ofrimit të shërbimeve të kujdesit direkt për fëmijë dhe të rinj pa kujdesin e duhur prindëror, si dhe shërbimeve me bazë komunitare për familjet në rrezik. Vizioni ynë është, çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.

SOS FF SH avokon për përmirësimin e politikave dhe praktikave të cilat kanë ndikim në grupin tonë të synuar, avokim dhe partneritet për kujdes cilësor. Fushatat advokuese zhvillohen në nivelin vendor dhe kombëtar me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në advokasi për të drejtat e tyre. Nga viti 2018 po zhvillohet fushata avokuese “Advoko Tani” e cila një nga prioritetet kryesore ka: Shërbime Paskujdesi për të rinjtë pa kujdes prindëror (Advokim për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave që afektojnë të rinjtë)


Per kete qellim kerkohet –Analizë e kuadrit ligjor, politikave dhe praktikave për shërbime pas kujdesi për të rinjtë pa kujdes prindëror
Projekti “Advoko Tani”

Analiza duhet të realizohet gjatë periudhës Prill - Qershor 2022

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen të skanuara me postë elektronike në adresën info@soskd.org.al titulluar: Aplikim - Analiza për Shërbime Paskujdesi
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 31/03/2022.
Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në: info@soskd.org.al

Njoftimin e plote per termat e references e gjeni bashkengjitur.
 

Attachments

  • ToR Analizë e kuadrit ligjor politikave dhe praktikave për shërbime pas kujdesi 2022 (002).docx
    53.1 KB · Views: 35


Contact
Back
Top